‘Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme’ / Instituti Nobel kërkon sqarime nga Jagland për lidhjet me Epstein

‘Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme’ / Instituti Nobel kërkon sqarime nga Jagland për lidhjet me Epstein

Instituti Nobel ka njoftuar se pret sqarime nga ish-kryeministri i Norvegjisë, Thorbjørn Jagland, i cili ka shërbyer edhe si president i Komitetit Nobel për Paqen, lidhur me raportet për lidhjet e tij me financuesin amerikan të dënuar, Jeffrey Epstein. Drejtori i Institutit, Christian Berg Harpvikken, deklaroi se nëse rezulton se Jagland ka marrë përfitime të konsiderueshme financiare nga Epstein gjatë kohës që drejtonte Komitetin, kjo do të përbënte shkelje të kodit të etikës. Ai theksoi, megjithatë, se Instituti nuk ka ndërmend të nxjerrë përfundime pa dëgjuar versionin e tij të ngjarjeve. Sipas gazetës norvegjeze VG, Instituti do të shqyrtojë me kujdes si dokumentet e publikuara së fundmi nga autoritetet amerikane, ashtu edhe sqarimet që Jagland ka dhënë ose do të japë. Harpvikken tha: “Na intereson të lexojmë...