Në SHBA prezantohet ‘Ligji i Virxhinias’, në emër të viktimave të Jeffrey Epstein
Demokratë në Kongresin amerikan, së bashku me të mbijetuar të abuzimeve seksuale të financuesit të ndjerë Jeffrey Epstein, mbajtën një konferencë për shtyp në Uashington, ku prezantuan një projektligj të ri të quajtur “Ligji i Virxhinias”. Udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, tha se “drejtësia nuk duhet të skadojë”, duke theksuar se projektligji synon të heqë barrierat e parashkrimit që aktualisht ua pamundësojnë shumë të mbijetuarve të ndjekin rrugë ligjore kundër abuzuesve të tyre. Ligji mban emrin e Virginia Giuffre, një nga viktimat më të njohura të Epstein, e cila ndërroi jetë së fundmi. Familjarët e saj ishin të pranishëm në konferencë. “Ligji quhet kështu sepse ajo foli”, tha Schumer. Projektligji nuk lidhet me çështje penale, por me të drejtën e të mbijetuarve për të...
Burimi:
syri.net