Në rrethana misterioze, vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian

Në rrethana misterioze, vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian

Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit të Libisë, kolonel Muamar Gaddafi, raportohet se është vrarë. Vdekja e 53-vjeçarit, i cili dikur shihej gjerësisht si trashëgimtar i dukshëm i babait të tij, u raportua nga kreu i ekipit të tij politik të martën, sipas Agjencisë Libiane të Lajmeve. Motra e tij i tha televizionit libian se ai kishte vdekur pranë kufirit të vendit me Algjerinë, pa konfirmuar se si. Ende mbetet e paqartë se si vdiq ai.  Top Channel