Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës është në prag finalizimi dhe efekti më i rëndësishëm për ekonominë botërore do të jetë rihapja e Ngushticës së Hormuzit. Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili tha se krahas hapjes së Hormuzit do të ketë një heqje të bllokadës amerikane, ndërsa pas arritjes së memorandumit të mirëkuptimit, bisedimet për programin bërthamor të Iranit do të nisnin në një fazë të mëvonshme. Bursat ndërkombëtare pasqyruan menjëherë atë çfarë po ndodh me diplomacinë në Lindjen e Mesme. Çmimet e naftës pësuan një tjetër rënie në nivelet e 3%, duke u luhatur nga 84 deri në 87 dollarë për fuçi. Paralajmërimi i palëve se janë më...
Burimi:
opinion.al