Në kërkim prej një viti/ Vetëdorëzohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi! (VIDEO)

Në kërkim prej një viti/ Vetëdorëzohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi! (VIDEO)

Artan Grubi MAQEDONI E VERIUT- Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri maqedonas është vetëdorëzuar dhe arrestuar nga autoritetet mëngjesin e kësaj të hënë, 23 shkurt, në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Mësohet se ndaj tij ishte lëshuar një fletë-arrest ndërkombëtar, ndërsa ishte ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit 2024. Grubi akuzohej për veprat penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende nëse Grubi do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit apo do t’iu dorëzohet autoriteteve gjyqësore më vonë gjatë ditës. Grubi,...