Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë

Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë

Udhëheqësit klerikë të Republikës Islamike në Iran po bëjnë përpjekje për ta shtypur valën më të madhe të protestave antiqeveritare ndër vite, duke nxitur kërcënime për ndërhyrje nga SHBA-ja. Vetë presidenti amerikan, Donald Trump tha se regjimi në Iran mund të bjerë, për shkak të trazirave që kanë përfshirë vendin. “Qeveria mund të bjerë për shkak të trazirave, çdo regjim mund të dështojë”., u shpreh Trump nga Zyra Ovale. Irani po përballet me protestat më të mëdha kundër regjimit klerikal në vitet e fundit, me autoritetet që po shtypin me brutalitet pakënaqësitë në rritje. Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan,...