“Në Gjermani s’ka drejtësi sociale”/ Shokon sondazhi, bie besimi i qytetarëve tek CDU dhe CSU, rritet për socialdemokratët

“Në Gjermani s’ka drejtësi sociale”/ Shokon sondazhi, bie besimi i qytetarëve tek CDU dhe CSU, rritet për socialdemokratët

Sondazhi më i fundit i ARD-Deutschlandtrend tregon një ndryshim të lehtë në preferencat politike të qytetarëve gjermanë. Partia Socialdemokrate, SPD ka fituar simpati në mënyrë të papritur, ndërsa partitë konservatore CDU dhe CSU kanë pësuar një rënie të lehtë të mbështetjes. Duket se edhe Alternativa për Gjermaninë, AfD ka humbur pak terren, edhe p[se vazhdon te mbetet forca e dytë politike më e fortë në vend. Sipas anketimit, CDU/CSU do të grumbullonin 26 përqind të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, ndërsa AfD 24 përqind. SPD ka shënuar një rritje prej dy pikësh përqindjeje, ndërsa të Gjelbrit dhe Partia e Majtë kanë mbetur në të njëjtat nivele si në muajin janar. Një faktor i rëndësishëm në rritjen e SPD-së duket të jetë popullariteti në...