Në fjalimin drejtuar kombit, Trump paralajmëron Iranin dhe zotohet për paqe në Ukrainë

Në fjalimin drejtuar kombit, Trump paralajmëron Iranin dhe zotohet për paqe në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, shfrytëzoi fjalimin më të gjatë drejtuar kombit në historinë e Shteteve të Bashkuara për të përsëritur kërcënimin për veprim ushtarak kundër Iranit nëse diplomacia dështon dhe për t’u zotuar se do të vazhdojë negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Duke folur për gati 1 orë e 50 minuta, Trump përdori seancën e përbashkët të Kongresit amerikan për t’i paraqitur arritjet e administratës së tij, duke i cilësuar ato si agim i një “epoke të artë”. Fjalimi ishte një mundësi për t’u përqendruar në politikat e brendshme përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit, por presidenti Trump rikonfirmoi gjithashtu prioritetet kyç në politikën e jashtme dhe sigurinë botërore. Irani Trump i kushtoi disa minuta Iranit, të cilin e paraqiti si kërcënim të...