“Ne do t’i rezistojmë trupave të huaja”, reagimi i ministrit të Mbrojtjes në Venezuelë pas sulmit amerikan në Karakas

“Ne do t’i rezistojmë trupave të huaja”, reagimi i ministrit të Mbrojtjes në Venezuelë pas sulmit amerikan në Karakas

Ministri venezuelian i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez në një video mesazh të publikuar ka reaguar lidhur me sulmet amerikane në Karakas. Lopez thekson se Venezuela do t’u rezistojë trupave të huaja. Sipas ministrit sulmi i nisur nga forcat e armatosura amerikane goditi zonat e banuara. Ai tha se autoritetet po mbledhin informacione për të përcaktuar numrin e viktimave dhe të të plagosurve. Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se homologu i tij i Venezuelës Nicolas Maduro ishte kapur dhe larguar nga vendi. Trump ka konfirmuar se SHBA-të kanë kryer një “sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës. Ai shtoi se Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi së bashku me gruan e tij. URGENTE! Pronunciamento oficial do Ministro da Defesa da Venezuela,...