Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Në ç’kuptim aborti është ende krim në Gjermani?
Sado absurde të tingëllojë, në Gjermani aborti vazhdon të jetë i kriminalizuar në mënyrë formale. Sipas nenit 218 të Kodit Penal gjerman, ndërprerja e shtatzënisë trajtohet si e paligjshme, me vetëm dy përjashtime: kur ka rrezik për shëndetin e fetusit ose të nënës, ose kur shtatzënia është pasojë e përdhunimit. Kjo nuk do të thotë se gratë në Gjermani nuk mund të kryejnë abort. Në praktikë, ekziston një ligj tjetër që e lejon abortin brenda 12 javëve të para të shtatzënisë, por vetëm pasi gruaja të ketë bërë një konsultë të detyrueshme me mjekun. Pikërisht ky kombinim, penalizim në kod dhe lejim me kushte në ligj, e bën situatën gjermane të duket kontradiktore: aborti “lejohet”, por njëkohësisht vazhdon të mbajë vulën e një akti penal....