Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të zëvendësojë Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, duke propozuar në këtë post senatorin republikan Markwayne Mullin. Njoftimi u bë nga vetë Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku ai vlerësoi punën e deritanishme të Noem në drejtimin e institucionit. “Sekretarja aktuale, Kristi Noem, e cila na ka shërbyer mirë dhe ka pasur rezultate të shumta dhe spektakolare”, shkroi Trump në postimin e tij. Sipas presidentit amerikan, Noem do të largohet nga posti aktual për të marrë një detyrë të re, atë të të Dërguarës Speciale për “Mburojën e Amerikave”, një rol i sapokrijuar që lidhet me një nismë të re sigurie në hemisferën perëndimore. Trump e përshkroi këtë...
Burimi:
top-channel.tv