Ndodh për herë të parë/ Shërbime konsullore amerikane në një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor, reagime të forta nga të dyja palët
Ambasada e SHBA-së në Jerusalem ka njoftuar se do të hapë përkohësisht një mision konsullor në Efrat, një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor, për t’u ofruar qytetarëve amerikanë shërbime për pasaporta. Ky do të jetë rasti i parë që shërbime të tilla ofrohen brenda një vendbanimi hebre në territorin e pushtuar, një veprim që ka nxitur reagime të forta politike. Sipas njoftimit, misione të ngjashme planifikohen edhe në Beitar Illit në muajt në vijim. Zyrtarët amerikanë këmbëngulin se ky hap nuk përbën ndryshim të politikës së SHBA-së, por si izraelitët ashtu edhe palestinezët e shohin si një sinjal politik me peshë. Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor konsiderohen të paligjshme nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare, bazuar në të drejtën ndërkombëtare që ndalon transferimin e popullsisë së...
Burimi:
top-channel.tv