Ndërruan jetë nëntë foshnje, vihen në pranga dy mjekët në Rusi
Dy mjekë janë arrestuar në Rusi pas vdekjes së nëntë foshnjave në një spital materniteti në Siberi gjatë këtij muaji. Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, foshnjat e porsalindura ndërruan jetë gjatë pushimeve të Vitit të Ri në qytetin Novokuznetsk. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shkak zyrtar për vdekjen e tyre. Rasti ka shkaktuar zemërim të madh në mbarë Rusinë. Të gjitha foshnjat kanë lindur në Maternitetin Nr. 1 të Novokuznetsk-ut në periudhën 1–12 janar, ndërsa vdekja e parë është regjistruar më 4 janar, bëri të ditur zëdhënësja e Komitetit Hetimor, Svetlana Petrenko. Pa dhënë detaje të mëtejshme, autoritetet njoftuan se mjeku kryesor i spitalit dhe shefi i repartit të kujdesit intensiv janë ndaluar për “kryerje të papërshtatshme të detyrave zyrtare dhe profesionale në organizimin...
Burimi:
top-channel.tv