Ndërron jetë Philippe Junot, ish-bashkëshorti i Caroline të Monakos
Biznesmeni aristokrat francez Philippe Junot, i njohur si bashkëshorti i parë i Princeshës Caroline të Monakos, vdiq dje në Madrid në moshën 86 vjeç. Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij e madhe, Victoria, në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale. “Ai u largua nga kjo botë në paqe dhe i rrethuar nga familja e tij më 8 janar në Madrid, pas një jete të gjatë dhe të bukur plot aventura”, thuhet në mesazh. Philippe Junot, imazhi i të cilit shoqërohet me atë të një playboy-i famëkeq të viteve 1970, ishte gjithashtu babai i Isabel Junot, Markezes së Kubës, e lindur në vitin 1991 nga martesa e tij e mëvonshme me aristokraten spanjolle Nina Yanez de Arcocha, me të cilën u martua...
Burimi:
top-channel.tv