Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare mbijetuesja e Holokaustit, ja lidhja e saj familjare me Anne Frank

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare mbijetuesja e Holokaustit, ja lidhja e saj familjare me Anne Frank

Eva Schloss, mbijetuese e Holokaustit që kishte lidhje familjare me Ana Frank, e cila punoi pa u lodhur për t’ua përcjellë kujtimin e saj të rinjve, vdiq në Londër të shtunën në moshën 96 vjeç, njoftoi fondacioni që mban emrin e saj. Familja tha se me “trishtim të madh” humbën këtë “grua të shquar, një mbijetuese të Auschwitzit, një edukatore të përkushtuar të Shoah dhe një avokate të palëkundur për kujtesën, mirëkuptimin dhe paqen”. Monarku britanik Charles III, i cili kishte kërcyer me të mbijetuarën gjatë një eventi në Londër në vitin 2022 dhe gruaja e tij Camilla gjithashtu shprehën “trishtimin e tyre të thellë” për humbjen. “Ne ishim të privilegjuar dhe krenarë që e njihnim, e admironim thellësisht”, shkroi çifti mbretëror në X. Eva...