Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare moderatorja e njohur italiane, Enrica Bonaccorti, fillimet nga teatri deri në majat e televizionit italian
Prezantuesja, aktorja dhe autorja italiane Enrica Bonaccorti ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. E lindur në Savona, ajo vuante nga kanceri në pankreas, sëmundje të cilën e kishte bërë publike shtatorin e vitit të kaluar. Në një rrëfim të sinqertë për publikun, Bonaccorti kishte pranuar se diagnoza e kishte tronditur, duke treguar se nuk kishte shumë shpresë për shërim. Me një karrierë që shtrihet për më shumë se pesë dekada, Bonaccorti ishte një nga fytyrat më të njohura të televizionit italian. Ajo e nisi rrugëtimin artistik në vitet ’70 si aktore teatri dhe filmi, përpara se të bëhej një nga prezantueset më të dashura të publikut. Popullaritet të madh fitoi me programin Italia Sera, që e drejtoi fillimisht me Mino Damato dhe më pas me...
Burimi:
top-channel.tv