Ndërron jetë miliarderi Leonid Radvinsky, pronari i platformës “OnlyFans”

Ndërron jetë miliarderi Leonid Radvinsky, pronari i platformës “OnlyFans”

Leonid Radvinsky HOLLYWOOD- Leonid Radvinsky, pronari miliarder i platformës së përmbajtjes për të rritur OnlyFans, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga kompania e tij, ndërsa familja e tij kërkoi privatësi gjatë këtij momenti të vështirë. "Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e Leo Radvinsky. Ai ndërroi jetë në paqe pas një beteje të gjatë me kancerin", tha kompania në një deklaratë. Sipas Bloomberg, Radvinsky bleu shumicën e aksioneve në platformë në vitin 2018 dhe ndihmoi në transformimin e saj në një nga modelet më me ndikim të biznesit dixhital në industrinë e pornografisë, duke u lejuar krijuesve t'u faturojnë drejtpërdrejt përdoruesve qasje në materialin e tyre. Vdekja e tij ngre pyetje në lidhje me pronësinë e ardhshme të platformës,...