Ndërron jetë filozofi Jürgen Habermas, bota akademike humb një nga mendimtarët më me ndikim të shekullit XX
Filozofi dhe sociologu gjerman Jürgen Habermas, një nga intelektualët më të rëndësishëm të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga shtëpia botuese Suhrkamp. Habermas lindi në vitin 1929 në Düsseldorf të Gjermanisë dhe u rrit gjatë periudhës së Gjermanisë naziste. Në rininë e tij ishte pjesë e organizatës rinore naziste, por ishte shumë i ri për të marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Pas luftës ai studioi filozofi dhe mori doktoraturën në Universitetin e Marburgut, përpara se të bëhej profesor në Universitetin e Frankfurtit. Aty u bë një nga figurat kryesore të Shkollës së Frankfurtit, një rrymë mendimi kritike ndaj kapitalizmit dhe shoqërisë moderne. Së bashku me filozofët Max Horkheimer dhe Theodor Ë. Adorno, ai...
Burimi:
top-channel.tv