Ndërprerja e internetit për ditën e katërt, Irani mbetet i izoluar nga bota
Irani ka hyrë në ditën e katërt të ndërprerjes së internetit, ndërsa lidhja me botën e jashtme mbetet në nivele minimale. Sipas organit ndërkombëtar mbikëqyrës të sigurisë kibernetike, NetBlocks, aksesueshmëria në internet në vend është vetëm një përqind e vogël e niveleve normale. Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende një shpjegim zyrtar për ndërprerjen e zgjatur, ndërsa kufizimi i internetit po pengon komunikimin e qytetarëve dhe rrjedhën e informacionit drejt jashtë vendit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv