Ndërprenë një shërbesë fetare në Minesota pas dyshimeve se kishin lidhje me ICE-në, Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetimet për protestuesit

Ndërprenë një shërbesë fetare në Minesota pas dyshimeve se kishin lidhje me ICE-në, Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetimet për protestuesit

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar se ka nisur hetime ndaj protestuesve që ndërprenë një shërbesë fetare të dielën në një kishë në Minesota, pasi ata besojnë se një nga pastorët e saj punon për Shërbimin e Imigracionit dhe Doganave (ICE). Pamjet tregojnë protestues brenda kishës duke brohoritur parulla si “ICE jashtë” dhe “Drejtësi për Renee Good”, një grua që u vra nga një agjent i ICE në Minneapolis në fillim të këtij muaji. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i akuzojnë demonstruesit për “përdhosje të një shtëpie adhurimi” dhe kanë paralajmëruar hetime për shkelje të të drejtave civile. Sipas ‘BBC‘, protestat kundër ICE-së kanë vijuar në të gjithë shtetin, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump ka intensifikuar masat ndaj emigracionit të paligjshëm. Sipas raportimeve, Pentagoni...