Ndërmjetësit e drogës dhe roli i tyre kyç në trafikun global të kokainës, mediat e huaja zbulojnë emrat: Los Lobos bëjnë tregti me mafien shqiptare

Ndërmjetësit e drogës dhe roli i tyre kyç në trafikun global të kokainës, mediat e huaja zbulojnë emrat: Los Lobos bëjnë tregti me mafien shqiptare

Në ekonominë globale klandestine të drogës, ndikimi nuk vjen vetëm nga bosët kryesorë apo udhëheqësit e bandave të armatosura. Media ekuadoriane “Primicias“, shkruan se shpesh, pushteti është i përqendruar te aktorë më pak të dukshëm, të ashtuquajturit “ndërmjetës”, të cilët lidhin rrjetet kriminale ndërkombëtare me grupet lokale. Këta janë përgjegjës për lubrifikimin e mekanizmave logjistikë dhe financiarë, si dhe për korrupsionin e nevojshëm që kokaina të rrjedhë nga prodhimi deri tek tregjet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Në Ekuador, ata sigurojnë që dërgesat e kokainës, të ruajtura nga grupet e armatosura lokale, të kenë një shans të mirë për t’u shmangur mekanizmave të kontrollit dhe të hyjnë në anijet tregtare përmes porteve detare. Studiuesi ekuadorian Renato Rivera, pjesë e Iniciativës Globale kundër Krimit të...