Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Ndërhyrja e ushtarake e SHBA është kërcënim real”, Presidenti i Kolumbisë tregon 60 minutat e bisedës me Trump: Më shumë fola unë se ai
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, i ka thënë BBC-së se beson se tani ekziston një “kërcënim real” për veprim ushtarak amerikan kundër Kolumbisë. Petro tha se Shtetet e Bashkuara po i trajtojnë vendet e tjera si pjesë të një “perandorie” amerikane. Kjo vjen pasi Trump kërcënoi Kolumbinë me veprim ushtarak. Ai shtoi se SHBA-ja rrezikon të shndërrohet nga një vend që “dominon botën” në një vend që “izolohet nga bota”. Ai gjithashtu akuzoi agjentët e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) se po sillen si “brigada naziste”. Trump i ka zgjeruar ndjeshëm operacionet e ICE-së, si pjesë e asaj që administrata e tij e quan goditje ndaj krimit dhe emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht në SHBA. BBC ka kërkuar koment nga Shtëpia e Bardhë....