“Ndalu, ndalu”! VIDEO virale ‘trondit’ Kosovën: Grushte e shkelma mes mësuesit dhe nxënësit në Prishtinë, tjetri filmon…
pamje nga video KOSOVË- Një incident i rëndë është regjistruar në shkollën fillore "Pavarësia" në Prishtinë, ku një mësues dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi. Në pamjet që janë shpërndarë gjerësisht dhe kanë tronditur Kosovën ditën e sotme, tregohet momenti i përplasjes mes tyre. Në video shfaqet momenti kur mësuesi godet nxënësin, ndërsa situata përshkallëzphet më pas në një përplasje fizike mes tyre, pasi i mituri reagon duke iu kundërpërgjigjur mësuesit. Pas publikimit të pamjeve, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë. Kryeprokurori Zejnullah Gashi konfirmoi se ndaj mësuesit është lëshuar urdhër ndalimi prej 48 orësh për hetime të mëtejshme. Ndërkohë, hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave, ndërsa shkolla ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar mbi incidentin./ZËRI
Burimi:
zeri.ai