Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e tyre para moshës 15 vjeç si një rrezik serioz për shëndetin publik dhe sigurinë e të miturve. Në një deklaratë në rrjetet sociale dhe në një video të publikuar nga BFM-TV, Macron paralajmëroi se Franca po shkon drejt ndalimit të mediave sociale për fëmijët nën këtë moshë. Sipas Macron, koha mesatare që një adoleshent kalon para ekranit arrin në 4 orë e 20 minuta në ditë, një shifër që ai e cilësoi si “të çmendur”, duke theksuar se në shumicën e rasteve përmbajtja nuk mbikëqyret nga prindërit. Ai paralajmëroi se, në momentin që fëmijëve u lejohet përdorimi i rrjeteve sociale, nuk ka asnjë garanci që...