Ndalimet e udhëtimit në SHBA, reagime të zemëruara në Europë

Ndalimet e udhëtimit në SHBA, reagime të zemëruara në Europë

DASH SHBA- HateAid, një organizatë gjermane këshillimi që lufton gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e urrejtjes në internet, është vendosur në shënjestër të administratë së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Dy drejtorëve të organizatës jofitimprurëse, së bashku me tre evropianë të tjerë, u është ndaluar hyrja në SHBA për dyshime censurimi të platformave amerikane në internet, siç njoftoi Departamenti i Shtetit i SHBA-së në X. Në një deklaratë, dy drejtoreshat ekzekutive të HateAid, Josephine Ballon dhe Anna-Lena von Hodenberg, thanë se "nuk ishin të befasuara". "Është një akt represioni nga një qeveri që shpërfill gjithnjë e më shumë sundimin e ligjit dhe përpiqet t'i bëjë të heshtë kritikët me gjithë fuqinë e saj." Rubio flet për "ideologë në Europë" Ndalimi i udhëtimit, sipas deklaratave zyrtare amerikane drejtohet kundër "aktivistëve radikalë"...