NATO po ndjek nga afër ngjarjet në Lindjen e Mesme
NATO tha se po monitoron ngjarjet në Lindjen e Mesme pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën sulme të gjera ndaj Iranit. “NATO po ndjek nga afër zhvillimet në Iran dhe në rajon”, tha të shtunën zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart. Shtetet e Bashkuara janë anëtare të NATO-s. Irani ka nisur sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe forcave ushtarake amerikane të vendosura në Lindjen e Mesme. Përshkallëzimi erdhi pas javësh kërcënimesh mbi programin bërthamor të Iranit, dhe përpjekjeve të dështuara për të gjetur një zgjidhje diplomatike./ DPA News.
Burimi:
syri.net