NATO mesazh të prerë/ Mark Rutte: KFOR mbetet i fuqishëm në Kosovë

NATO mesazh të prerë/ Mark Rutte: KFOR mbetet i fuqishëm në Kosovë

NATO nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor, deklaroi nga Shkupi sekretari i Përgjithshëm i saj, Mark Rutte, i cili theksoi në mënyrë të veçantë se misioni paqeruajtës në Kosovë do të mbetet “i fuqishëm dhe i gatshëm për misionin e tij”. Teksa fliste për rolin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të aleancës, gjatë vizitës së sotme, Rutte e bëri të qartë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike për aleancën. “Ky mision vazhdon të luajë rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për të përmbushur detyrën e tij....