NATO forcon mbrojtjen, Groenlanda i përgjigjet Trump: Nuk pranojmë aneksimin
Qeveria e Groenlandës ka deklaruar se “nuk mund t`i pranojë në asnjë rrethanë” pretendimet e Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit strategjik, teksa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se aleanca po punon për mënyrat e forcimit të sigurisë në Arktik. Në çeljen e një jave kritike për territorin kryesisht të vetëqeverisur të Danimarkës, presidenti amerikan e ritheksoi edhe një herë interesin e tij për ishullin e pasur me minerale, duke pohuar publikisht se Shtetet e Bashkuara do ta marrin atë “në një mënyrë apo në një tjetër”. Trumpi tronditi BE-në dhe NATO-n me refuzimin e tij për të përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake si mënyrë për të siguruar kontrollin e Groenlandës, e cila mbulohet nga shumë prej mekanizmave të tyre...
Burimi:
top-channel.tv