‘Nata e çmendur në ishullin e Epstein’! Fotoja e papërshtatshme ndërpret dëshminë e Hillary Clinton

‘Nata e çmendur në ishullin e Epstein’! Fotoja e papërshtatshme ndërpret dëshminë e Hillary Clinton

Hillary Clinton SHBA- Seanca dëgjimore ku po merrte pjesë Hillary Clinton u ndërpre papritur pas publikimit të një fotografie nga brenda dhomës, jashtë procesverbalit të komisionit. Një këshilltar i familjes Clinton i tha gazetarëve se dëshmia është ndërprerë ndërsa komisioni po shqyrton foto që ka rrjedhur, gjë që shkel rregullat e brendshme të panelit. Ngjarja ka nxitur debate mbi sigurinë dhe respektimin e procedurave gjatë seancave të organizuara nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, duke rritur shqetësimet për kontrollin e informacionit të ndjeshëm. Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka dhënë dëshminë e saj në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, në një seancë me dyer të mbyllura. Në sallë nuk lejohen kamera, por Clinton publikoi pak minuta më parë në rrjetet sociale deklaratën e saj të plotë...