NASA bën njoftimin e rëndësishëm: Fluturimi i parë me pilot rreth Hënës në 50 vjet në fillim të marsit

NASA bën njoftimin e rëndësishëm: Fluturimi i parë me pilot rreth Hënës në 50 vjet në fillim të marsit

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka njoftuar se synon datën 6 mars për nisjen e misionit me pilot Artemis II, duke shënuar fluturimin e parë njerëzor rreth Hënës pas më shumë se 50 vitesh. Misioni 10-ditor konsiderohet një hap vendimtar drejt rikthimit të astronautëve në sipërfaqen hënore në kuadër të programit Artemis. Sipas planit, katër astronautë do të udhëtojnë rreth anës së largët të Hënës dhe më pas do të kthehen në Tokë. Fluturimi do të realizohet me raketën gjigante Space Launch System, e cila së fundmi kaloi me sukses një simulim të plotë lëshimi në Kennedy Space Center. Testi përfshiu furnizimin e plotë me karburant dhe ekzekutimin e sekuencës së numërimit mbrapsht, një procedurë kritike përpara nisjes. Zyrtarja e NASA-s, Lori Glaze, deklaroi gjatë një...