Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, dënohet me gjashtë vite burg në Iran

Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, dënohet me gjashtë vite burg në Iran

Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi, është dënuar me gjashtë vite burg nga një gjykatë në Iran. Lajmin e konfirmoi avokati i saj, Mostafa Nili, në një deklaratë për AFP. Sipas mbrojtjes, Mohammadi është shpallur fajtore për “bashkim dhe bashkëpunim për kryerjen e veprave penale”, një akuzë që zakonisht lidhet me pretendime për komplot kundër shtetit. Përveç dënimit me burg, gjykata ka vendosur edhe ndalim daljeje nga Irani për dy vjet. Avokati bëri të ditur se ndaj saj është dhënë edhe një tjetër dënim prej një viti e gjysmë burg për “aktivitet propagandistik”. Po ashtu, ajo do të detyrohet të qëndrojë për dy vite në qytetin Khosf, në provincën Jugore Khorasan, në...