Nafta trondit tregjet globale, sulmi ndaj Iranit dhe situata në Lindjen e Mesme rrit çmimin

Nafta trondit tregjet globale, sulmi ndaj Iranit dhe situata në Lindjen e Mesme rrit çmimin

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme ka ndikur menjëherë në çmmin e naftës. Nafta e pa përpunuar Brent u rrit me 13.02 dollarë, ose 14%, në 105.71 dollarë për fuçi. Kjo rritje ka qenë më e larta që nga viti 2022, pas sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe frikës për ndërprerje të furnizimit global. Rritja e menjëhershme e çmimeve u shkaktua nga disa faktorë kryesorë që lidhen drejtpërdrejt me konfliktin. Sulmet ndaj depozitave dhe rafinerive të naftës në Iran dhe në vendet e Gjirit Persik, si dhe kërcënimet për transportin e naftës në rajon, krijuan frikë se furnizimi global mund të reduktohet ndjeshëm. Një element tjetër që ka ndikuar në rritjen e çmimeve është situata në ngushticën e Hormuzit. Rreth 20% e naftës globale kalon...