Nafta rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2022 mes tensioneve të luftës me Iranin
Çmimi i naftës Brent është rritur me rreth 10% dhe ka arritur në rreth 94 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2022, ndërsa tregjet globale reagojnë ndaj përshkallëzimit të konfliktit me Iranin. Rritja e fortë e çmimeve lidhet me frikën për ndërprerje të furnizimit nga Lindja e Mesme, sidomos pas tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike nga ku kalon rreth 20% e naftës botërore. Sipas analistëve, lufta dhe sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në rajon kanë shtuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke shtyrë investitorët të reagojnë me blerje masive të naftës. Nëse konflikti vazhdon, paralajmërohet se çmimi i naftës mund të kalojë edhe 100 dollarë për fuçi, duke rritur rrezikun për inflacion global dhe rritje të çmimeve të...
Burimi:
javanews.al