Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?
I paraqitur kryesisht si një akt për mbrojtjen e popullsisë amerikane nga një regjim venezuelian që kërkon të destabilizojë Shtetet e Bashkuara duke eksportuar drogë dhe kriminelë të liruar nga burgjet e Maduros, sulmi i vendosur nga Donald Trump ka mbi të gjitha një domethënie gjeopolitike, me ndikime të thella edhe ekonomike dhe mbi qëndrueshmërinë e rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Doktrina Monroe Droga lidhet vetëm deri në një pikë, pasi nga Venezuela niset kokaina dhe jo fentanili i frikshëm, i cili ka origjinë kineze dhe rafinohet në Meksikë. Ajo që lidhet shumë më tepër është vizioni neoimperial i Trumpit. Premtimi i tij ndaj amerikanëve për të mos angazhuar më ushtarë amerikanë në luftëra të gjata në rajone të largëta kishte krijuar idenë e një...