Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje. Sri Lanka dhe Mianmari nisin kufizimet

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje. Sri Lanka dhe Mianmari nisin kufizimet

Frika nga racionimi të naftës ka nisur të hedhë rrënjë në Britaninë e Madhe, ku Ministri i Thesarit, Dan Tomlinson, e pranoi se kjo mundësi nuk mund të përjashtohet në mesin e kaosit që ka pllakosur Lindjen e Mesme. Tomlinson theksoi se ekzekutivi po “monitoron” situatën “me kujdes”, ndërsa furnizimet globale janë nën një presion tejet të madh. Rreth një e pesta e naftës botërore kalon përmes ngushticës së Hormuzit, por kjo rrugë e rëndësishme detare është bllokuar praktikisht nga Irani pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. Në këtë moment, është e vështirë të parashikohet me saktësi impakti që kjo krizë do të ketë gjatë muajve në vazhdim, tha Tomlinson. “Por gjatë dy javëve të fundit kemi parë vërtet një rritje të mprehtë të kostos...