Nafta dhe aeroportet! Çfarë po përjeton bota pas sulmeve në Iran, preket edhe Shqipëria

Nafta dhe aeroportet! Çfarë po përjeton bota pas sulmeve në Iran, preket edhe Shqipëria

FOTO ILUSTRUESE IRAN-Pas sulmeve të fundit ushtarake në Iran nga forcat e SHBA-së dhe Izraelit,  përfshirë vdekjen e liderit suprem të vendit, Ali Khamenei, bota po përjeton një situatë shumë të tensionuar, komplekse dhe serioze, me pasoja politike, humanitare dhe diplomatike. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli argumentojnë se sulmet ishin të nevojshme për të parandaluar kërcënimin bërthamor nga Irani dhe për të mbrojtur aleatët e tyre. Shtete të tjera perëndimore, si Francë, Gjermani dhe Britani, janë shprehur kritikë ndaj përshkallëzimit por edhe kundër sulmeve iraniane në vendet e gjera të Gjirit Persik. Ata kanë kërkuar zgjidhje diplomatike dhe ndërprerjen e ofensivës së dhunshme. Por konflikti në Lindjen e Mesme po përcjell efekte të drejtpërdrejta e të tërthorta në tregjet globale. Me Iranin që mbylli ngushticën e Hormuzit...