“Myslimanët janë armiqtë tanë”, Dodik paditet për nxitje të urrejtjes
Përfaqësues të Klubit të Popullit Boshnjak në Dhomën e Popujve të Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë ngritur padi penale kundër liderit të SNSD-së, Milorad Dodik, të cilin e akuzojnë për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, si dhe për përçarje dhe mungesë tolerance. Kallëzimi vjen pas deklaratave të fundit të Dodikut, të cilat, sipas tyre, përbëjnë fyerje dhe nënçmim ndaj popullit boshnjak. Dodik kishte deklaruar se “myslimanët dhe Sarajeva janë armiqtë tanë”, si dhe kishte paralajmëruar rikthimin e ushtrisë së Republikës Sërspka. Në reagimin zyrtar, Klubi i Popullit Boshnjak thekson se këto deklarata janë pjesë e një retorike të vazhdueshme ndër vite, që sipas tyre synon të diskreditojë dhe të poshtërojë boshnjakët. Ata konsiderojnë se bëhet fjalë për vepër penale dhe se vetëm...
Burimi:
top-channel.tv