Musk reagon ashpër pas kontrollit të zyrave të X në Francë: Veprime gjyqësore arbitrare dhe të motivuara politikisht

Musk reagon ashpër pas kontrollit të zyrave të X në Francë: Veprime gjyqësore arbitrare dhe të motivuara politikisht

Elon Musk ka reaguar ashpër ndaj hetimit të autoriteteve franceze në zyrat e platformës X, duke e cilësuar atë si “veprime arbitrare gjyqësore me motive politike”. Reagimi i miliarderit erdhi përmes një postimi në faqen “Global Government Affairs”, ku ai akuzoi zyrën e prokurorit të Parisit për përpjekje për të arritur “qëllime të paligjshme politike”. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, përmes llogarisë zyrtare “French Response” në platformën X, i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar akuzat e Musk si “teatër politik”. Autoritetet franceze theksuan se hetimi lidhet me çështje serioze, përfshirë përmbajtje pornografike me të mitur, dhe se akuza të tilla mund të kenë bazë diku tjetër, por jo në Francë. French judicial authorities raided X’s Paris office today...