“Mund ta godasim vetëm për qef”! Trump: SHBA nuk është gati për marrëveshje me Iranin

“Mund ta godasim vetëm për qef”! Trump: SHBA nuk është gati për marrëveshje me Iranin

Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se nuk është gati të kërkojë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Iranin, ndërsa aleati i SHBA-së, Izraeli, nisi një valë të re sulmesh të dielën dhe Garda Revolucionare e Teheranit kërcënoi të ndjekë dhe vrasë udhëheqësin izraelit. Në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan NBC News të shtunën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Irani dëshironte të arrinte një marrëveshje, por ai nuk ishte i gatshëm ta bënte këtë tani “sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”. Ai konfirmoi gjithashtu se forcat amerikane kanë goditur ishullin Kharg, ku ndodhet një terminal i rëndësishëm i naftës iraniane. Sipas tij, infrastruktura energjetike nuk u shkatërrua plotësisht për të shmangur dëme që do të kërkonin vite për t’u...