Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet

Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet

Një dokument i ri i publikuar risjell në dritë mosveprimin e FBI-së ndaj financierit Jeffrey Epstein që në vitin 1996, kur Maria Farmer raportoi abuzimet e tij dhe përdorimin e fotografive nudo të vajzave të mitura. Farmer, piktore dhe motra e Annie Farmer, e cila u abuzua nga Epstein dhe Ghislaine Maxwell në moshë të mitur, i tregoi autoriteteve se Epstein kishte vjedhur dhe shitur fotografitë e motrave të saj dhe kërkonte foto të tjera të vajzave në pishina. Raporti i FBI-së tregon se Epstein kërcënoi Maria Farmer duke i thënë se do t’i digjte shtëpinë nëse ajo do t’u tregonte dikujt për këto foto. Por, pavarësisht raportit të qartë dhe detajeve të dhëna, autoritetet federale nuk ndërmorën veprime të menjëhershme. Sipas avokates së Farmer,...