Moti i keq paralizon SHBA-në/ Mbi 5000 fluturime anulohen pas stuhisë së borës, ndërprerje energjie për më shumë se 600 mijë prona

Moti i keq paralizon SHBA-në/ Mbi 5000 fluturime anulohen pas stuhisë së borës, ndërprerje energjie për më shumë se 600 mijë prona

Reshjet rekord të borës dhe erërat e forta detyruan autoritetet të vendosin ndalime udhëtimi në disa shtete, ndërsa miliona banorë u përballën me kushte ekstreme. Sipas National Weather Service (NWS), pjesë të Rhode Island dhe Massachusetts regjistruan deri në 94 cm borë, ndërsa në New York City ranë mbi 19 inç dëborë në Parkun Qendror. Paralajmërimet për mot të ashpër u shtrinë nga North Carolina deri në Maine, si dhe në pjesë të Kanadasë lindore. Rhode Island, shteti më i vogël i SHBA-së, duket se u godit më rëndë. Kryeqyteti Providence regjistroi 91 cm borë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 72.6 cm të vendosur në shkurt 1978. Mediat lokale e cilësuan këtë si stuhinë më të rëndë të borës në historinë e shtetit. “Nuk...