Moti i keq në Gaza, një foshnjë 12-ditëshe ndërron jetë nga i ftohti ekstrem

Moti i keq në Gaza, një foshnjë 12-ditëshe ndërron jetë nga i ftohti ekstrem

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, njoftoi se një foshnjë 12-ditëshe ka ndërruar jetë si pasojë e ekspozimit ndaj të ftohtit ekstrem. Sipas autoriteteve shëndetësore, foshnja vdiq në Spitalin e Fëmijëve Rantisi, në qytetin e Gazës. Zyrtarët e ministrisë bëjnë të ditur se kjo është foshnja e njëmbëdhjetë që humb jetën nga ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta gjatë këtij dimri. Gaza është goditur nga shira dhe temperatura të ulëta, duke thelluar mjerimin e shumicës së popullsisë së saj prej 2.2 milionë banorësh, të cilët jetojnë në tenda pas dy vitesh bombardime izraelite Top Channel