Moti i keq godet Greqinë, një i vdekur në Komotini

Moti i keq godet Greqinë, një i vdekur në Komotini

Moti i keq po lë pasoja të rënda në disa zona të Greqisë, me një viktimë në Komotini, dëme serioze në infrastrukturë, rrugë të bllokuara dhe mbyllje shkollash. Autoritetet paralajmërojnë se kushtet e pafavorshme atmosferike do të vazhdojnë edhe sot, me shira të rinj, erëra të forta dhe rrezik të shtuar për përmbytje, kryesisht në Greqinë Perëndimore dhe në Egjeun Lindor. Një incident tragjik u shënua të enjten në zonën e Komotinit, kur një drejtues mjeti injoroi ndalimin e Policisë dhe tentoi të kalonte një vendkalim irlandez të mbyllur. Si pasojë, automjeti u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të lumit Vozvozis. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë 13 zjarrfikës nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Komotinit. Shoferi u lokalizua pak para orës 20:00 brenda automjetit të...