Moti i keq bën kërdinë në Kaliforni, vijon rreziku për përmbytje dhe rrëshqitje dheu/ Evakuohen banorët mbi 50 mijë persona pa energji elektrike

Moti i keq bën kërdinë në Kaliforni, vijon rreziku për përmbytje dhe rrëshqitje dheu/ Evakuohen banorët mbi 50 mijë persona pa energji elektrike

Stuhitë e shiut që kanë prekur Kaliforninë jugore po pakësohen, por meteorologët paralajmërojnë se mundësia e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut mbetet e lartë për shkak të reshjeve të mëtejshme të shiut. Të paktën tre persona kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga moti ekstrem që ka përfshirë rajonin gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Stuhitë që kanë zgjatur deri të premten kanë sjellë më shumë se 15 cm shi në Qarkun e Los Anxhelosit dhe deri në 18 inç (rreth 45 cm) reshje në zonat malore. Ky mot i rëndë ka shkaktuar mbylljen e rrugëve dhe evakuimin e disa zonave të rrezikuara, duke përfshirë pjesë të qytetit të Los Anxhelosit. Më shumë se 50,000 persona në shtet janë ende pa energji elektrike, dhe përpjekjet për...