Moti i keq/ 140 mln banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

Moti i keq/ 140 mln banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një stuhi dimërore të përmasave të jashtëzakonshme, e cila po përhapet nga Malet Shkëmbore dhe jugperëndimi i vendit deri në bregun lindor, duke krijuar kushte ekstreme moti për dhjetëra shtete dhe duke vënë në rrezik jetën e rreth 140 milion njerëzve. Reshje të dendura bore, shi i ngrirë, akull dhe temperatura shumë të ulëta kanë përfshirë një territor të gjerë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë rrezik serioz për hipotermi dhe ngrirje të lëkurës. Në disa zona të Minnesota-s dhe Dakotës së Veriut, temperaturat pritet të zbresin deri në -46°C, çka mund të shkaktojë dëmtime të rënda shëndetësore brenda pak minutash. Si pasojë e kushteve të rënda të motit, më shumë se 40% e popullsisë amerikane ndodhet në panik, ndërsa mbi 8 mijë...