Moti i acartë paralizon fluturimet në Evropën Qendrore, vonesa deri në dy orë

Moti i acartë paralizon fluturimet në Evropën Qendrore, vonesa deri në dy orë

Disa aeroporte në Evropën Qendrore dhe Lindore janë përballur këtë mëngjes me vonesa dhe ndërprerje të fluturimeve për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Aeroporti i Budapestit u mbyll përkohësisht si masë sigurie për shkak të akullit dhe ngricave ekstreme, njoftoi vetë aeroporti përmes Facebook. Autoritetet thanë se kushtet e rrezikshme në pista e bënë të pamundur operimin normal të fluturimeve. Ndërkohë, edhe aeroportet e Bratislavës, Pragës dhe Vjenës janë prekur nga moti i keq, duke shkaktuar vonesa të shumta në nisje dhe mbërritje, raportoi Reuters. Sipas platformës FlightRadar24, e cila monitoron trafikun ajror global, Vjena ka pësuar goditjen më të madhe, me vonesa që shkojnë deri në dy orë si për fluturimet hyrëse ashtu edhe për ato dalëse. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të kontrollojnë...