Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

Danimarka ka paralajmëruar për një “mosmarrëveshje themelore” me Shtetet e Bashkuara pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë mbi Groenlandën. Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, tha se takimi me zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio ishte konstruktiv, por theksoi se këmbëngulja e presidentit Donald Trump për marrjen ose “pushtimin” e Groenlandës është e papranueshme. “Presidenti i SHBA-së Trump po këmbëngulte në pushtimin e Grenlandës, gjë që ishte krejtësisht e papranueshme. E bëmë shumë, shumë të qartë se kjo nuk është në interes të Danimarkës,” tha ai. Trump përsëriti interesin e tij për të blerë ishullin e pasur me burime, një pozicion që ka tronditur aleatët në të gjithë Evropën dhe ka nxitur tensione me NATO-n. Sipas presidentit amerikan Groenlanda është jetike...