Mosmarrëveshja për Groenlandën, Trump, tarifa doganore ndëshkuese ndaj tetë vendesh evropiane
Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën.Fotografi: Tom Little/REUTERS Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të vendosë tarifa doganore prej dhjetë përqind për vendet evropiane që kundërshtojnë kërkesën e tij për aneksimin e Groenlandësnga SHBA-ja. Sipas Trumpit vendet që do të preken janë: Danimarka, Gjermania, Norvegjia, Suedia, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda. Trumpi kritikoi ashpër dërgimin e trupave nga disa vende të NATO-s në Groenlandë. Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda kanë dërguar në Groenlandë trupa për qëllime të panjohura, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Kjo është një “situatë shumë e rrezikshme” për sigurinë, mbrojtjen dhe mbijetesën e planetit. Sipas njoftimit të Trumpit në platformën e tij...
Burimi:
kohajone.com