Moska zyrtare dënon sulmin ndaj Iranit: Aventurë e rrezikshme, po kërcënohet gjithë rajoni

Moska zyrtare dënon sulmin ndaj Iranit: Aventurë e rrezikshme, po kërcënohet gjithë rajoni

Moska ka dënuar ashpër sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse i cilësoi sulmet si “aventurë të rrezikshme” dhe që kërcënojnë rajonin. ‘Kjo katastrofë’ sipas Rusisë,  synon “shkatërrimin” e qeverisë iraniane, pasi ajo ka refuzuar t’i nënshtrohet “diktatit” të tyre. “Uashingtoni dhe Tel Avivi kanë ndërmarrë sërish një aventurë të rrezikshme, e cila po e afron me shpejtësi rajonin drejt një katastrofe humanitare, ekonomike dhe, nuk përjashtohet, edhe bërthamore”, thuhet në reagimin e ministrisë. “Synimet e agresorëve janë të qarta dhe të deklaruara hapur: të shkatërrojnë rendin kushtetues dhe qeverinë e një shteti që nuk e pëlqejnë dhe që ka refuzuar t’i nënshtrohet diktatit të forcës së tyre”, shtohet më tej në deklaratë. Sipas Moskës, bëhet fjalë për...