Moska vazhdon përpjekjet e ndërmjetësimit, Kremlini: Putin dhe Netanyahu bisedë telefonike për Iranin
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me situatën në Iran, të cilit i konfirmoi “gatishmërinë e palës ruse për të vazhduar përpjekjet e duhura të ndërmjetësimit, duke ndihmuar në promovimin e një dialogu konstruktiv me pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të interesuara”. Këtë e raporton Kremlini. “U ra dakord të vazhdohen kontaktet në nivele të ndryshme”, shtoi zyra e shtypit e presidentit rus. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv